“Prisni dhe shikoni”, Spartak Ngjela jep paralajmërimin pas arrestimit të ish ministrit

Shqipëria

“Prisni dhe shikoni”, Spartak Ngjela jep paralajmërimin pas arrestimit të ish ministrit

Nga: G.B Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 11:53
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas arrestimit të ish ministrit të Partisë Socialiste, Lefter Koka.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pas kësaj është trembur Sali Berisha, përcjell Bota sot.

Avokati ka thënë se procesi ka filluar dhe se duhet pritur e shikuar pasi ka shumë të korruptuar në qarqet e larta të politikës.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Filluan arrestimet e ministrave për korrupsion.

U arrestua ish ministri i Partisë Socialiste, Lefter Koka.

Është trembur shumë Saliu. E quan "kokë turku" Lefter Kokën, në një kohë që, denoncimin për çështjen për të cilën është akuzuar Lefter Koka, e ka bërë Partia Demokratike para shtatë muajsh. Domethënë me një denoncim të ushtruar nga Sali Berisha.

Kuptohet, Saliu është në tension mendor...

Ka frikë.

Por, procesi do të vijojë. Janë shumë të korruptuar në qarqet e larta të politikës, në të dy krahët e saj. Goditja e tyre është shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Prisni dhe shikoni: procesi filloi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat