Në selinë e Partisë Demokratike ka patur sërish tensione pasditen e sotme. Deputetja Albana Vokshi e cila është bashkur me grupin e Rithemelimit të PD deklaroi për mediat që i kishin ndërruar bravën e zyrës.
“Është zëvëndësuar brava. Në zyrë ndodhet një pjesë e historisë së LDG, çdo informacion dhe dokument zyrtar e origjinal, nuk po flas për sendet e mia personale. Ky veprim është bërë pa dijeninë tonë, veprim i dhunshëm, uzurpues, jo qytetar, jo dinjitoz të pavarura nga strukturat dhe lidershipi i PD.
Bashës i kanë mbetur vetëm karriget, bravat dhe Edi Rama. Ai nuk është më kryetar i PD. Kjo godinë, kjo seli I takon të gjithë demokratëve, ai nuk mund të sillet sikur është në pronë të tij. As Basha, as Edi Rama nuk e ndalojnë vullnetin e demokratëve.” tha Vokshi për mediat.
Vokshi ishte e shoqëruar nga Edith Harxhi dhe Evi Kokalari në selinë blu.