Basha: Të mos mjaftohemi vetëm me “koka turku”

Shqipëria

Basha: Të mos mjaftohemi vetëm me “koka turku”

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 16:14
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike në një konferencë për shtyp në Selinë e PD-së ditën e sotme është shprehur se edhe qeverisja e dikurshme e Partisë Demokratike ka patur korrupsion, teksa thekson se goditja e vërtetë është të mos mjaftohemi me “koka turku”.

“Goditja të jetë e vërtetë të mos mjaftohet me ‘koka turku’. Natyrisht Lefter Koka nuk është thjesht një ‘kokë turku’ se ishte ministër.

Por siç e thashë dje nuk mund t’i bënte i vetëm. Edhe ish qeverisja e PD ka pasur korrupsion jemi të vendosur ta luftojmë edhe atë. Nuk mund të ketë ndryshim për shqiptarët. E di që shpesh kjo retorikë është bërë bajate. Sa herë kemi dalë ne denoncime edhe qytetarët kanë folur për korrupsionin e qeverisjes sonë.

Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe te zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët!”, tha Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat