Situata e tensionuar në PD, vjen mesazhi i rëndësishëm i zëdhënëses së KE-së

Shqipëria

Situata e tensionuar në PD, vjen mesazhi i rëndësishëm i zëdhënëses së KE-së

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:55
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero është pyetur për situatën aktuale në Partinë Demokratike.

Ana Pisonero ka zgjedhur të mos ndërhyjë në situatën e brendshme në PD. Ajo ndër të tjera në përgjigjen e saj ka kërkuar që qeveria dhe opozita të sigurojnë vazhdimin e reformave.

“Ne do të vijojmë të kërkojmë nga qeveria dhe opozita që të sigurojnë e vazhdojnë ta kenë fokusin tek reformat ku përfshihet, strukturim i mëtejshëm në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit si dhe për shtimin e kohës së veprimit përmes ndryshimit kushtetues të organeve të vetingut.

Këto janë të një rëndësie kyçe për rrugën e integrimit evropian”, deklaroi ajo për Fax News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat