8 humbje jete sot nga COVID, ja sa raste të reja janë shënuar

Shqipëria

8 humbje jete sot nga COVID, ja sa raste të reja janë shënuar

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 19:33
Ilustrim

Tetë qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Pacientët që humbën betejën me COVID ishin nga Tepelena, Kuçova,Tirana, Berati dhe Fieri, nga 56 deri në 77 vjeç.

Ndërkohë, nga 2601 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 326 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat