Sherri në selinë e PD, Nishani del me deklaratën e fortë ndaj Bashës: Burracak

Shqipëria

Sherri në selinë e PD, Nishani del me deklaratën e fortë ndaj Bashës: Burracak

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 19:57
Bujar Nishani

Incidenti mesa mbështetësve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës në selinë blu ka sjellë reagime të shumta. Bujar Nishani ka reaguar lidhur me këtë ngjarje duke e quajtur Bashën një burracak që nuk pati kurrë burrërinë të bënte  beteja të forta me kundërshtarin politik.

Postimi i Nishanit:

Lulzim Basha që nuk pati kurrë burrërinë të bënte  beteja të forta me kundërshtarin politik, rregjimin e Edi Ramës, sot nxori dy gra, të shajnë e bërtasin në oborrin e Selisë.

Ky burracak që u fsheh mes grave, ditën kur Komisioni i i Rithemelimit të Partisë Demokratike shkoi në Seli, sot ndërseu individë që as nuk e kuptojnë se çfarë thonë e bëjnë, kundër zonjave të nderuara, pasqyrë qytetarie, morali dhe integriteti të lartë.

Lulzim Basha e di mirë se kjo është e do të mbetet përgjegjësi direkte e tij personale.

Dhuna e sotme ndaj zonjave të Partisë Demokratike do të marrë përgjigjen që i takon.

Koha do të ecë përpara,

#referendum18dhjetor

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat