Drejtuesja në Kadastrën e Durrësit, Rajmonda Dashi, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës Durrës.
Përkohësisht drejtuese e kadastrës së qytetit bregdetar do të jetë zv.drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Risena Xhaja.
Xhaja do të mbajë postin deri në kryerjen e procedurave të konkurimit.
Rajmonda Dashi e mbante detyrën e drejtuesit të Kadastrës që prej gushtit të këtij viti kur u shkarkua nga detyra Viola Hima vetëm katër muaj pasi ishte emëruar në atë post.