Mbështjen që po i jep Amerika Lulzim Bashës, në betejën e tij me Sali Berishën, për Rudina Hajdarin nuk është e sinqertë.
Kjo sepse sipas saj, ato janë të zhgënjyer nga Basha për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve.
"Basha ka mbështetje nga ambasadorët se nuk është mbështetje super e sinqertë se Basha ka pasur lëkundje dhe nuk ka qenë konsistet në lëvizjet e tij sa i përket Amerikës, la mandatet, vendim kundër dëshirës së amerikanëve dhe bojkotimit të zgjedhjeve, kjo nuk mbështetej nga SHBA dhe DHASH, këto e dëmtuar Bashën dhe ka pasur edhe ndëshkime, sa i përket këtyre dy vendimeve.
Por fakti që sot, edhe ambasada amerikane përtej faktit që është e zhgënjyer nga gjërat që shkojnë në PD, por duhet ecur përpara, mendoj që SHBA po luajnë rol pozitiv se po mbrojnë opozitën", tha Hajdari.