Pjesë e grupit të “Habilajve”, vetëdorëzohet ish-zyrtari i lartë i Policisë

Shqipëria

Pjesë e grupit të “Habilajve”, vetëdorëzohet ish-zyrtari i lartë i Policisë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 23:00
Gjergji Kohila

Është dorëzuar në polici ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila.

Bëhet me dije se Kohila është dënuar me 8 vite burg.

Ai akuzohet për përfshirje në bandën e trafikut të drogës së ‘Habilajve’.

Kohila ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij në momentin e dorëzimit në polici.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat