Gjykata e Posaçme ka lënë në burg nënkryetarin e bashkisë së Lushnjes Gentian Nushin.
Gjithashtu në burg mbetet edhe Leonard Sefa Drejtor në drejtorin e Prokurorimeve Juridike. Siç raporton gazetari Ermal Vija, ata nuk kanë dhënë sqarime para gjykatës.
Nushi dhe Sefa akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Dyshimet janë për tenderin e kanalit vaditës. Ishte një tender me vlerë 24 milionë lekë ai që çoi pas hekurave kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe bashkë me 10 persona të tjerë me tyre zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe dhe biznesmenë.
Po ashtu ata dyshohen edhe për 3 prokurorime të tjera.