Përfundon seanca për Lefter Kokën, Gjykata tërhiqet për vendimin

Shqipëria

Përfundon seanca për Lefter Kokën, Gjykata tërhiqet për vendimin

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Gjykata e posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është tërhequr për marrjen e vendimit.

Ditën e sotme ish-ministri Koka u paraqit gjykata nën masa të rrepa sigurie. Kujtojmë se ish-ministri Koka u arrestua dy ditë më parë nga SPAK.

Lefter Koka akuzohet se ka abuzuar me tenderat e inceneratorëve.

Koka, ka qenë Ministër i Mjedisit nga LSI në vitet 2013-2017, më pas deputet i PS, 2017-2021. Ai fitoi mandatin në 25 prill, por më pas hoqi dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat