41-vjeçari E.Y banues në Pogradec është arrestuar nga policia për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve.
Gjithashtu është proceduar penalisht edhe 31-vjeçari M.Z.,
Shërbimet e policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit E. Y., iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa shtetasit M . Z., iu gjet 1 pistoletë sportive dhe 1 dozë me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Pogradec-Informacion-
Goditet një rast i prodhimit, shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.
Sekuestrohet 1 pistoletë sportive dhe një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të shtetasit E. Y., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe filluan procedimin penal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, për shtetasin M. Z., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi pranë kryqëzimit të fshatit Buçimas, Pogradec, shërbimet e policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit E. Y., iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa shtetasit M . Z., iu gjet 1 pistoletë sportive dhe 1 dozë me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.