“Nëse do të kishte pranuar kërkesën time, nuk do ta shkarkoja” / Berisha flet për përplasjen me Bashën

Shqipëria

“Nëse do të kishte pranuar kërkesën time, nuk do ta shkarkoja” / Berisha flet për përplasjen me Bashën

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 22:17
Sali Berisha

Më 18 dhjetor, në të njëjtën ditë që Lulzim Basha ka thirrur Kuvendin e Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur anëtarësinë në një referendum për të votuar me po ose jo vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Bashës.

Berisha shpjegoi se referendumin e ka thirrur në mungesë të forumeve të partisë që certifikojnë vendimin e Kuvendit.

“Partia ka gjykatë, por kjo gjykatë është anuluar nga kuvendi dhe kuvendi zgjodhi ta ratifikojë këtë vendim në referendum te anëtarësia. Basha është minoranca më e thellë që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri, ne po e bëjmë për të respektuar anëtarin. Nëse Basha do të kishte pranuar kërkesën time për të thirrur kuvendin, puna nuk do të shkonte deri këtu”, tha Berisha.

Gjatë një interviste për Opinion, ish-kryeministri rrëfeu një dialog, sipas tij, mes Palokës dhe Bashës.

“Paloka i ka thënë që Basha duhej të votëbesohej te anëtarësia pas këtyre që ndodhën, por ai i ka thënë se me Berishën kundër nuk do të bëntë kurrë këtë”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat