Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka lëshuar deklaratën e fortë duke thënë se disa nga miqtë e tij nga Uashngtoni e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë që Lulzim Basha do të arrestohet për dosjen “Muzin”.
Ai tha se dosja ka ardhur në Shqipëri por nuk është dorëzuar në prokurori. Sipas tij Edi Rama mban peng Lulzim Bashën me këtë dosje.
“Unë e kam ndjekur, Muzin nuk ka deklaruar për Lulzim Bashën në fillim, ndërsa më pas ka ndryshuar dëshminë. Më kanë marrë në telefon miq nga Uashingtoni dhe më kanë thënë “Lulzim Basha do prangoset”.
Unë u thosha “nuk është e vërtetë”, pasi nuk e dija si ishte puna. Kur mora vesh se dosja erdhi por nuk u dorëzua në prokurori, atëherë e konsideroj atë të marrë peng”, tha Berisha në emisionin ‘Opinion’.