Sali Berisha sfidon edhe Fatos Nanon

Shqipëria

Sali Berisha sfidon edhe Fatos Nanon

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 23:00
Sali Berisha dhe Fatos Nano

Sali Berisha thotë se rikthimi i tij në politikë ka qenë një thirrje e brendshme mistike dhe jo për shkak të shpalljes non grata nga SHBA.

“Rikthimi është thirrje e brendshme. Rikthimi është thirrje e brendshme dhe këto rikthime e kanë atë mistiken e tyre”, u shpreh Berisha në Opinion.

Më pas, ai “sfidoi” edhe Fatos Nanon.

“Le ta provojë Fatos Nano të rikthehet po të dojë. Shkoni dhe i thoni”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat