Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha mund të rrijë në PD vetëm si deputet i thjeshtë.
I ftuar në Opinion, Berisha u pyet nëse ekziston mundësia që të ketë një bashkëpunim me Bashën, por ish-kryeministri la të kuptohet se kjo gjë nuk do të ndodhë, teksa theksoi se që nga viti 90 e deri më sot nuk del dot një njeri të thotë që e ka prerë në besë Berisha.
“Asnjë njeri nuk përjashtohet nga PD. Basha të rrijë deputet i thjeshtë në PD. Unë kam faktuar atë që kam thënë e kam bërë.
Nuk ka njeri që nga viti 90 e sot të thotë më preu në besë Sali Berisha. Lulzim Basha mund të rrijë aty deputet”, tha ai.