Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se rruga për ata që kanë ambicie për të garuar në 2025 për kryeministër është e lirë.
Ju keni në plan të konkurroni si kryeministër në 2025? Apo të hapni rrugën për të rinjtë?
Sali Berisha: Po a mundet që unë të zhgënjej apo të tradhtoj ata të cilët kanë hedhur drejt meje këtë besim të madh? Unë do bëj gjithçka ta justifikoj por siç kam thënë kryeministri i ardhshëm do zgjidhet nga anëtarësia.
Nëse më pyet mua, kjo është çështje e individëve dhe ambicieve të tyre. Ai që ka ambicie të marrë drejtimin, është i ftuar të vijë në garë. Por unë të them pas këtij uragani se unë nuk do jem, këtë nuk do e them kurrë.