Deputeti i PD-së, Edmond Spaho i ftuar në një intervistë televizive ka zbuluar për herë të parë momentin kur kishte dalë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha në kohën që ky i fundit ishte në krye të Partisë Demokratike.
Spaho tha se bëhej fjalë për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, ku ky i fundit kishte kundërshtuar zgjedhjen e presidentit me 71 vota pro në Kuvend sepse donte që të zgjidhej nga populli.
Lidhur me këtë çështje, Spaho tha se Berisha nuk i kishte mbajtur aspak mëri dhe se kishte respektuar kundërshtimin e bërë.
Kush është ai anëtar i PD që t’i dilte kundër Berishës gjatë kohës kur ishte kryetar i PD?
Edmond Spaho: Në vitin 2008 është diskutuar paketa për ndryshimet kushtetuese. Jam ngritur unë dhe i kam thënë nuk jam dakord me zgjedhjen e presidentit me 71 vota pro, por jam me zgjedhjen e presidentit nga populli.
A ju mbajti inat?
Spaho: Jo absolutisht jo, ai është politikan kalibri. Po të thoshte po nënkuptonte po, nëse thoshte jo atëherë ishte jo.