Basha: Publikimi i emrit të Berishës non grata u vonua me kërkesë për të mos ndikuar në zgjedhje

Shqipëria

Basha: Publikimi i emrit të Berishës non grata u vonua me kërkesë për të mos ndikuar në zgjedhje

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 00:07
Lulzim Basha

Lulzim Basha zbuloi në emisionin Open në Top Channel se Sali Berisha ishte shpallur non grata nga SHBA para zgjedhjeve të 25 prillit, por vendimi për ta bërë publik ishte shtyrë me kërkesën për të mos ndikuar te rezultati i këtyre zgjedhjeve.

“Ky është një vendim i cili vjen tek tavolina e Sekretarit të Shtetit pasi mbi të punojnë një sërë agjencish Inter Agency dhe ky vendim është vonuar me kërkesë, më lejo ta mbaroj pak, me kërkesë, a do më lejoni ta mbaroj tani se ka interes publik, se po i flasim dhe publikut, është vonuar me kërkesë që të mos shikohej si vendosje dore në peshoren e zgjedhjeve, ky ishte shpjegimi që u dha dhe unë i kam qëndruar kërkesës për transparencë”, tha ai.

Basha deklaroi se ka qenë në një proces intensiv komunikimi edhe me palën amerikane, edhe me Berishën.

“Nga pala amerikane është bërë gjithmonë e më e qartë se nuk bëhet fjalë për një vendim politik, po për një finalizim të një vendimi të nisur prej kohësh nga agjencitë ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bazuar... ore i kemi këtu njerëzit që e kanë akuzuar për shumë gjëra”, u shpreh ai.

“Sot ka pasur një tjetër të ambasadores amerikane, thotë janë 200 veta të shpallur non grata në botë. Ky është një instrument i vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luftuar atë që quhet themel i autokracive të reja dhe unë po ju them që korrupsioni është armiku i mirëqenies së shqiptareve”, shtoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat