Rritje temperaturash dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Rritje temperaturash dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 07:49
Ilustrim

Deri ne mesdite, vendi ynë do te jete në ndikimin e motit të kthjellët por pas mesdite priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat paraqiten në ekstremet verilindje dhe juglindje të vendit duke bërë qe problemet me ngricat në këto zona të jenë ende prezente, sipas MeteoAlb.

Parashikohet që kushtet e motit të kthjellët por të ftohte të dominojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Iberik dhe Gadishulli i Ballkanit vijon të mbizotërohet nga masat polare duke kushtëzuar mot të kthjellët por të ftohtë.

Ndërsa  Europa veriore dhe pjesërisht qendra e kontinentit mbeten në ndikimin e aktivizimit të ciklonit të Islandës duke sjelle në këto rajone reshje shiu e dëbore.

Po ashtu, reshjet e dendura të dëborës do të vijojnë në Europën Lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat