Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Rreth orës 13:17, në Pezë Helmës, shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, i identifikuar me inicialet A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.