Aksident tragjik në Pezë/ Një viktimë dhe një i plagosur

Shqipëria

Aksident tragjik në Pezë/ Një viktimë dhe një i plagosur

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 13:17, në Pezë Helmës, ku shtetasi F. H.

Duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat