Dy makina përfunduan në humnerë në aksin Librazhd-Përrenjas ditën e sotme.
Drejtuesi i një makine që ecte me shpejtësi të madhe ka humbur kontrollin.
Për rrjedhojë goditi dy automjete të tjera të parkuara në anë të aksit dhe ranë në humnerën e zonës së Dragostunjës.
Për fatin e mirë, nuk ka patur të lënduar apo viktima, ndërsa dy automjetet janë prishur plotësisht.