Komisioni për rithemelimin e PD, ka depozituar një kallëzim penal për Vesel Koçiun kryetarin e emëruar të PD Sarandë.
Sipas pretendimit të grupit të rithemelimit Koçiu ka ndërruar bravën e derës dhe është larguar.
Ndërkohë Kryetarja e Forumit të Gruas, Manjola Nikollo, në Sarandë, në një deklaratë për mediat është shprehur se kanë bërë kallëzim që t’u rikthehet çelësi, ndërsa ka shtuar se referendumi do të zhvillohet edhe nëse nuk hapen sallat në PD.
Manjola Nikollo:Ashtu siç dihet në mbarë vendin ka filluar një lëvizje që demokratët në mbarë vendin mezi po e prisnin. Më datë 18 dhjetor do të zhvillohet referendumi i një ngjarje historike.
Na është ndërruar çelësi i derës së sallës së mbledhjeve, i është mohuar demokratëve që të hynë në shtëpinë e tyre, në shtëpinë e lirisë. Demokratët që kanë mbështetur Bashën sot janë në rrugë. Ne si kryesi kemi marrë një nismë duke bërë një kallëzim penal dhe kërkojmë të na vënë në dispozicion çelësin e ndryshuar. Masat tona ne i kemi marrë, baza materiale është duke ardhur dhe ky referendum dhe pse jo brenda kësaj salle do të bëhet atje në rrugë. Mezi e presin demokratët e Sarandës këtë referendum.