Basha, mesazh urimi kryetarit të ri të CDU: Pres me kënaqësi të punoj me ju

Shqipëria

Basha, mesazh urimi kryetarit të ri të CDU: Pres me kënaqësi të punoj me ju

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 16:57
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një mesazh urimi për kryetarin e ri të CDU Friedrich Merz.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se pret me kënaqësi të punojë me Merz për të zhvilluar marrëdhënie më të ngushta ndërmjet partive të tyre.

Përgëzime @_FriedrichMerz dhe urimet më të mira për zgjedhjen tuaj si lideri i ri i @CDU.

Pres me kënaqësi të punoj me ju, jo vetëm për të zhvilluar marrëdhënie më të ngushta ndërmjet partive tona, por edhe për të siguruar mbështetjen tuaj për integrimin europian të Shqipërisë  në BE”, shkruan Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat