Të ardhurat e mbledhura nga Administrata Doganore të Shqipërisë gjatë periudhës nga 153.5 miliardë lekë të planifikuara.
Sipas statistikave zyrtare të të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të ardhurat e mbledhura në buxhet rezultojnë rreth 19 miliardë lekë më të larta se sa plani.
“Në krahasim me rritjen totale të fluksit të importit, rritja e të ardhura nga çmimet ndërkombëtare zë vetëm 21% të rritjes totale të vlerës statistikore. Pra 79 % e suksesit të të ardhurave vjen si rrjedhojë e rritjes ekonomike, rritjes së fluksit të importit dhe mirëadministrimit, ndërsa 21% si rrjedhojë e efektit të çmimeve”, bën të ditur DPD.
Sipas DPD-së, efekti negative nga rënia e kursit të këmbimit të euros llogaritet 3 miliardë lekë.
“Rritja e të ardhurave doganore në total është rreth 2 herë më shumë se rritja ekonomike e përllogaritur nga INSTAT”, thekson DPD.
Në krahasim me 11 mujorin e 2020-ës janë realizuar rreth 48.8 miliardë lekë më shumë.
Dogana informoi se njëmbëdhjetë mujori i 2021-shit ka realizimin më të lartë të çdo 11-mujori në historinë e doganave, duke kaluar edhe të ardhurat e 11-mujorit të vitit 2019-ës.