Ambasada Amerikane njofton se sekretari i Shtetit Blinken është regjistruar në platformën “Spotify”.
Ambasada madje sugjeron që të shihet lista e këngëve që ai rekomandon, dhe të dëgjoni muzikë nga e gjithë bota duke ndjekur Sekretarin amerikan.
“E keni marrë vesh? Sekretari Blinken është tashmë në Spotify!
Shihni listën e këngëve që ai rekomandon, dëgjoni muzikë nga e gjithë bota”- shkruhet në postim.