Shqipëria miraton marrëveshjet për Ballkanin Perëndimor

Shqipëria

Shqipëria miraton marrëveshjet për Ballkanin Perëndimor

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Qeveria shqiptare ka miratuar dy vendime që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme, u miratua marrëveshja në parim për implementimin e identifikimit elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor në dogana, si dhe për aksesin e lirë në tregun e punës në këtë rajon.

Ky vendim vjen tre ditë para takimit të radhës së kësaj iniciative, që do të mbahet në Tiranë në datat 20 dhe 21 Dhjetor.

Vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes, për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri

Edi Rama

***

Vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes, për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat