Arrestimi i Kokës/ Rama jep mesazhin e fortë

Shqipëria

Arrestimi i Kokës/ Rama jep mesazhin e fortë

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 23:57
Edi Rama, Lefter Koka

Kryeministri Edi Rama distancohet nga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili u arrestua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për korrupsion, shpërdorim detyre (atë të ministrit) dhe pastrim parash.

“Në vendet normale s’do kishte rënë shtetit, përgjegjësia është individuale. Sa më takon mua.

Sa herë ulemi në mbledhjen e qeverisë, kam një shprehje, vendi ku jeni ulur, vendin ku jeni ulur ua kam thënë.

Tani duhet ta mbani! E mbajnë me punë e rezultate. E kam thënë që nga dita e parë se që në momentin kur drejtësia i kërkon hesap, duhet të përballet se nuk jemi zyrë avokatie”, tha Rama i ftuar në Zonë e Lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat