Berisha: Referendumi i parë në histori, anëtarësia do të shkarkojë Lulzim Bravën

Shqipëria

Berisha: Referendumi i parë në histori, anëtarësia do të shkarkojë Lulzim Bravën

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 10:04
Sali Berisha

Ish kryetari i PD-së, Sali Berisha  pas votës së tij në Referendumin për shkarkimin e Bashës është shprehur se sot është një ditë e shënuar për demokratët dhe për votën e lirë.

Ndër të tjera ai është shprehur se është anëtarësia që do të vendosë sot me votën e tyre shkarkimin e Lulzim Bravës.

“Për herë të parë në histori është anëtarësia që vendos për shkarkimin e Lulzim Bravës, nga ajo detyrë që siç dëshmoi nuk e ka merituar ndonjëherë, ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimin e PD-së dhe pluralizmit politik shqiptar. Ky është një ark madhor që ka dridhur themelët e narko shtetit. E patë kreun e Meduzës mbrëmë që përpiqej të tjetërsohej nga ajo që ëhstë.

E patë ju Lul Bravën që në anti kuvendin e tij ka mbledhë nga nxënë shkollash deri në personat me kryetarë me dy mandate të PD-së. Nga ana tjetër shikoni ngadhnimin e  opozitës së vërtetë, që ka sjellë entuziazëm dhe shpresë të madhe në Rini dhe në të gjithë shtresat e tjera të popullsisë në Shqipëri. Shikoni krahun tjetër sesi po shëmtohet çdo ditë  e më shumë me aktet e veta me ato që bën Lulzim Brava që e merr nga skenarët e kreut të Meduzës, që do të kenë të njëjtin fat”, ka thënë Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat