Në Pallatin e Kongreseve po mbyllen edhe përgatitjet e fundit me qëllim që çdo gjë të jetë gati për nisjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.
Këtë të shtunë, në orën 11.00, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë thirrur nga Kryesia e partisë.
Siç shihet nga fotot e siguruara nga gazeta “Panorama”, në hollin e Pallatit të Kongreseve janë duke u shpërndarë për anëtarësinë dhe delegatët fletët e votimit me ngjyrë të kuqe për alternativën “kundër” dhe me ngjyrë jeshile për alternativën “pro”.
Ndërkohë shihet që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi qëndron në holl duke u kujdesur për gjithçka që të jetë gati.
Ndërkohë edhe skena brenda Pallatit të Kongreseve eshte gati dhe ne te duket motoja “Zgjedhim te ardhmen”.