Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kolonjën e qytetit të Korçës mëngjesin e ditës së sotme, ku një zjarr ka shpërthyer në një banesë, duke lënë të vdekur një person.
Siç shkruajnë mediat në Shqipëri mësohet se viktima është 61-vjeçari Shyqyri Selimi, i cili është asfiksuar nga zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën.
Tutje raportohet se dy zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
“Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia.
Shkak i zjarrit në banesë dyshohet bombola e gazit ndërkohë që nga ky zjarr kanë shpëtuar 5 anëtarë të tjerë të kësaj familje.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.