Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike.
Para mediave, ai tregoi se ka votuar në referendumin e organizuar nga Komisionit për Rithemelimin e PD për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit.
“Fakti i këtij procesi që po ndodh sot shkon përtej emrave. Është fakti i një nevoje, prezenca e të gjithëve e dëshmon.
Është një nevojë e demokratëve për të ringritur PD-në”, deklaroi Ademi.