Noka jep detaje votimi i referendumit për përjashtimin e Bashës

Shqipëria

Noka jep detaje votimi i referendumit për përjashtimin e Bashës

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 18:04
Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit për Rithemelimin, Flamur Noka ka dhënë detaje nga votimi i demokratëve për përjashtimin e Lulzim Bashës.

Në një prononcim për mediat nga qendra e votimit që mbulon, Noka u shpreh se sot mbështetësit e PD-së i janë drejtuar masivisht kutive të votimit, madje dhe më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjithashtu, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe numrin e delegatëve që kryedemokrati Basha pretendon se ka në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Flamur Noka: është moment historik në aspektin politik, sepse demokratët po vendosin sot për t’u ndarë nga pengmarrja e vullnetit të tyre për t’u futur në një periudhë tjetër ku do ndjehen më të bashkuar e fitues. është moment që duhet shënuar. Siç e keni parë, si kurrë ndonjëherë një vërshim i anëtarëve të PD cep më cep drejt qendrave të votimit. Jeni dëshmitarë të një procesi transparent, më të pastër se kurrë. Do të ngelet në histori. Sot demokratët kanë vendosur për t’u ndjerë më lirë.

A janë shifrat e Bashës më të larta se në Kuvendin e Berishës?

Flamur Noka: Në një sallë me 1800 karrige, Lul Brava kishte vendosur 5400 delegatë. 3 delegatë për karrige. Kjo është për barcaleta. Kjo është arsye pse demokratët janë vëshuar lumë drejt kutive. Shifrat ua ka dhënë Komisioni i Operacioneve Elektorale. Atë që keni parë, si kurrë ndonjëherë, shumë më tepër se më 25 prill, i janë drejtuar sot demokratët drejt kutive të votimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat