Përfundon numërimi në këto qytete, vendi ku demokratët votuan të gjithë pro shkarkimit të Bashës

Shqipëria

Përfundon numërimi në këto qytete, vendi ku demokratët votuan të gjithë pro shkarkimit të Bashës

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 19:05
Lulzim Basha

Në Vlorë perfundon procesi i numërimit. Në total kanë qenë 913 votues. Nga te cilat 903 vota kanë qenë pro shkarkimit te Bashës. 8 prej tyre kunder dhe 2 janë shpallur të pavlefshme. Ndërsa në total në Vlorë numërohen plotë 1365 anëtarë të PD.

Në degën e PD në Fushë Kruje, nga 870 votues, moren pjesë 514 persona, nga këto, 12 vota kundër shkarkimit te Bashës, ndërsa të tjerat kanë qenë pro shkarkimit të tij.

Në Korçë, kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës 696 persona, kundër 8 persona dhe janë shpallur të pavlefshme 3 vota.

Kruja është qyteti i vetëm ku deri më tani Kruja nga 517 vota, të gjitha kanë qenë pro shkarkimit te Bashes, asnjë vote kundër dhe asnjë abstenim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat