“Boll hëngre...”/ Demokrati i lë “mesazh” Bashës në fletën për shkarkimin e tij

Shqipëria

“Boll hëngre...”/ Demokrati i lë “mesazh” Bashës në fletën për shkarkimin e tij

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 19:10
Pamje nga votimet

Një demokrat që ka votuar pro shkarkimit të Kreut të Partisë Demokratike ke vendosur të lënë edhe një mesazh ndaj kryedemokratit.

Në fletë ai i ka bërë thirrje Bashës që të largohet. 

“Lul 30% boll hëngre në kurriz të demokratëve!” – shkruan demokrati në letër.

Image
Letra e tij

Ndërkohë ka përfunduar procesi i votimit për referendumin kundër kryedemokratit Lulzim Basha në disa qytete të vendit, duke nisur kështu numërimi i fletëve.

Numërimi ka nisur në Kukës, ku nga 2084 të thirrur në referendum morën pjesë 839 anëtarë. Po ashtu është mbyllur votimi në Divjakë, ku nga 800 anëtarë në lista kanë votuar gjithsej 364 anëtarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat