Pas një ditë të gjatë me aktivitete nga dy palët e Partisë Demokratike, ka ardhur dhe një mesazh nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot Kuvendin Kombëtar ndërsa Sali Berisha organizoi referendumin për shkarkimin e lidershipit të selisë blu.
"Samiti për Demokracinë mund të ketë mbaruar, por puna jona sapo ka nisur. Së bashku ne po nisin: partneritete për të forcuar bashkëpunimin midis demokracive; mjete të reja për llogaridhënie dhe transparencë; një pozicion për të koordinuar përpjekjet botërore kundër korrupsionit," shkruan ambasada e SHBA-së.
Megjithatë "lufta" brenda PD, për ditën e sotme ende nuk ka përfunduar.
Sali Berisha ka thirrur një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike për në orën 20:00.
Ndërkohë, në godinën e kësaj partie ndodhet Lulzim Basha që mbledh në orën 20:00 kryesinë e partisë.