Deputetja Albana Vokshi, ka treguar se mbi 44 mijë demokratë kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga kreu i PD.
Ajo po lexon të gjitha rezultatet e votimeve në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Sipas Vokshit në total kanë votuar 43 mijë e 835 demokratë pro shkarkimit.
Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur në seli nga mbështetës të shumtë, nën thirrjet “Basha ik”, “Lulzim Basha ka mbaru”.