Pas largimit të Berishës, Basha: PD u pastrua nga hijet e së shkuarës

Shqipëria

Pas largimit të Berishës, Basha: PD u pastrua nga hijet e së shkuarës

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 22:15
Lulzim Basha

Pak pasi Sali Berisha mbylli konferencën për shtyp të improvizuar në shkallët hyrëse të godinës së Partisë Demokratike, nga brenda kësaj godine doli Lulzim Basha.

Ai tha se ka marrë mesazhe të shumta përurimi nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

"Dua ti falënderoj delegatët që sot me praninë e tyre, përkundër të gjithë presionit, erdhën u mblodhën, mbyllën një kapitull me të shkuarën dhe vendosëm të ecim përpara. E bëmë këtë sepse shqiptarët prisnin nga ne ndryshimin më 25 prill, mohuar nga masakra zgjedhore. Presin ndryshimin edhe sot nga ne. Kam marrë mesazhe, panë sesi demokratët zgjedhin interesin kombëtar. Zgjedhin të lënë pas hijet e së shkuarës.

Sot PD është pastruar nga hijet e së shkuarës. Jemi e para parti politike që jetësojmë aleancën me qytetarët për rikthimin e demokracisë. Për të kryesuar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por për të mundësuar reformat e thella që do i japin fund armikut të mirëqënies që është korrupsioni. Ky është fokusi ynë. Ka qenë fokusi që nga betejat q kemi nisur me dekriminalizimin”, deklaroi Basha.

Mbrëmjen e sotme në selinë blu ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një konference për shtyp jashtë selisë së PD, Berisha njoftoi se rreth 44 mijë anëtarë kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat