Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk ka asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.
Rama ka shkruar në Twitter se as Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD.
“Keqardhje për demokratët e thjeshtë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se sot Berisha ka mbajtur referendum për shkarkimin e Bashës.