Parashikimi i motit

Shqipëria

Parashikimi i motit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 07:30
Ilustrim

Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë deri në mesditë në vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonën e Alpeve shqiptare duke sjellë reshje të pakta dëbore.

Por pjesa e dytë e ditës do të largoj gradualisht vranësirat duke bërë që moti i kthjellët të jetë mbizotërues.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit ulen sërisht me të paktën 2 gradë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditorë nga -7°C  deri në 11 °C.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h verior – verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare  dallgëzim 2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat