Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar përplasjet që po ndodhin brenda PD-së.
Nisur nga mospërputhja e shifrave të deklaruara të delegatëve në të dy Kuvendet e mbajtura, ndërkohë që PD ka deklaruar zyrtarisht se ka 75 000 anëtarë, Hoxha shkruan me ironi se çështjen duhet ta marrin në dorë patronazhistët e PS-së se vetëm ata mund të japin përgjigje të saktë.
Postimi i plotë:
Kur patronazhistet e Rames mbeten e vetmja shprese, per te marre vesh shifrat e sakta, çfare po ndodh ne PD.
Ne kuvendin kombetar te PD-se, date 17 korrik 2021, ishin deklaruar
7600 delegate.
Por ne votim moren pjese vetem,
5339 delegate.
Ne kuvendin e Berishes me 11 dhjetor u deklarua pjesemarrja e
4935 delegateve.
Ne kuvendin e Bashes me 18 dhjetor u deklaruan
5004 delegate.
Nderkohe PD ka deklaruar ne zgjedhjet e fundit se ka
75000 anetare.
Ne referendumin anti-Basha te dates 18 dhjetor pretendohet se votuan
44000 anetare te PD.
Ne votimin e korrikut per kryetarin e PD-se, votuan
42000 anetare.
Basha e rifitoi mandatin e kryetarit te PD ne korrik me
32000 vota.
Matematika ne kete rast, rrezohet si shkence egzakte.
Hajde e gjeje me çfare formule numerojne te dyja palet.
E vetmja shprese per te zbuluar te verteten, ngelen patronazhistet e PS-se.
Vetem ata qerratenj kane lista te sakta, sa anetare ka PD, sa anetare ka kuvendi kombetar i PD, sa votojne per Berishen dhe sa votojne per Bashen.