Pas referendumit për shkarkimin e Bashës, Berisha: Aty ku lind shpresa, lind fitorja

Shqipëria

Pas referendumit për shkarkimin e Bashës, Berisha: Aty ku lind shpresa, lind fitorja

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 09:50
Sali Berisha

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka dhënë një mesazh këtë të dielë, një ditë pas shkarkimit të Lulzim Bashës me 99% të votave të demokratëve në referendumin e thirrur prej tij.

“Mirëmëngjes miq! Aty ku lind shpresa, lind fitorja! sb”, shkruan Berisha.

Berisha bashkë me mbështetësit e tij, pas rezultatit shkuan në selinë blu, por nuk arritën dot të futeshin brenda godines.

Berisha ka bërë të ditur se të hënën e 20 Dhjetorit do të zhvillohet protesta e parë kombëtare.

Ai u shpreh se qytetarët do të protestojnë përpara Kryeministrisë dhe tubimi do të nisë në orën 16:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat