Petro Koçi i përgjigjet Sali Berishës

Shqipëria

Petro Koçi i përgjigjet Sali Berishës

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 10:25
Petro Koçi

Deputeti i PS, Petro Koçi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili dje u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha frymëzohet nga zoti Koçi dhe kryeministri Rama.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputeti Koçi i ka renditur bëmat Berishës dhe i kujton se i ka humbur 2 referendume me të.

Ja statusi i plotë i deputetit të PS, Petro Koçi:

Naltishësia e tij, Sali mavria ka rreshkitur ne nje fantazi te lajthitur.

Dreqëndëbark i thote populli.

Sali, me mua i ke humbur dy referendume per kushtetuten, ne 94 en dhe ne 98 en!

Dhe e kam denuar takimin e Dhjetorit 98 me teje dhe PS. Aty e ringrite koken dhe dole nga izolomi.

Ndersa Bashen ta kam falur!

Ai nuk i ka denuar masakrat e tua  elektorale. As grushtin e shtetit te 26 Majit 96 as ate te 14 shtatorit 98.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat