Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia e Kukësit ka arrestuar shtetasin Gentjan Laçi, 33 vjeç, banues në Dibër.
I riu u arrestua në flagrancë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Ura e Drinit të Zi".
Duke transportuar me automjetin tip "Volksëagen", 2 emigrantë të paligjshëm, për t'i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.