41 vjeçari rrah gruan, e pëson nga policia

Shqipëria

41 vjeçari rrah gruan, e pëson nga policia

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. G., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë si dhe ka thyer urdhërin e mbrojtjes ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. G.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Specialistët e seksionit për Hetimin e Naroktikëve referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin V. B., 39 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një hoteli ku ky shtetas qëndronte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shkop(shufër) metalik(dyshohet si armë e ftohtë), të cilat i posedonte shtetasi V. B.

-Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Mercedez Benz” ku ky shtetas udhëtonte si pasagjer, nga shërbimet e policisë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

-Gjithashtu u shoqërua në ambientet e DVP Gjirokastër shtetasi L. Sh., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar që ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur apo pa dëshmi”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat