Një 39-vjeçar është proceduar penalisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një hoteli ku qëndronte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shkop(shufër) metalik(dyshohet si armë e ftohtë).
Policia njofton se 39-vjeçari me iniciale V.B është banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Gjithashtu është proceduar penalisht edhe një 21-vjeçar me iniciale A.D, banues në Sarand.
Pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Mercedez Benz" ku ky shtetas udhëtonte si pasagjer, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis sattiva.