Kreu i PD-së Lulzim Basha, i është drejtuar me një mesazh anëtarëve të Kuvendit Kombëtar.
Mesazhi i Bashës:
Te nderuar anetare te Kuvendit Kombetar, te dashur demokrate e demokrate! Ju falenderoj me mirenjohje per kontributin tuaj, per angazhimin dhe perkushtimin per te ardhmen e Partise Demokratike.
E di qe nuk kane qene dite te lehta per ju, e di qe keni qene nen presion, por me mire se kushdo ju e dini se ketu nuk behet fjale per fatin e nje individi por per fatin e PD-se.
Ne duhet te vazhdojme rrugen tone, duke mirekuptuar cdonjerin prej nesh qe sot, per shume arsye kane mendime te tjera por askush nuk eshte i tepert, te gjithe jane pjese e familjes tone. Une kam degjuar cdo kritike dhe natyrisht i mirepres pa asnje paragjykim, sepse ne te gjithe se bashku kemi vetem nje qellim, nje Parti Demokratike te forte dhe rrezimin e Edi Rames. Mirenjohje dhe respekt per secilin prej jush!
Pershendetje te perzemerta,
Lulzim Basha