Temperatura të ulëta dhe ngrica, si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Shqipëria

Temperatura të ulëta dhe ngrica, si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 15:32
Dita e nesërme parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësirash kalimtare

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon sesi do të jetë moti gjatë javës së ardhshme. Dita e nesërme parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësirash kalimtare.

Në zonën e jugut në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Duke filluar nga dita e Martë deri ditën e Enjte në orët e mbrëmjes moti parashikohet kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash në relievet malore. Siç u theksua më lartë në orët e mbrëmjes së ditës së Enjte reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët në zonën e Alpeve.

Dita e Premte parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut (konkretisht zonën e veriperëndimit) në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore.

Vlen për tu theksuar gjithashtu se duke nisur nga dita e Premte - për shkak të kalimit të disa qendrave të thella të presionit të ulët - parashikohet erë tepër intensive dhe e fortë si në tokë por veçanërisht përgjatë vijës bregdetare.

Image
Moti për 5 ditët e ardhshme
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat