Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni sonte në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë në Shqipëri.
Policia e Shtetit njofton se automjeti i drejtuar nga një 18-vjeçar ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi K. R., rreth 15-vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa 14-vjeçari A.A., ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.